Mbi 1 mijë e 400 raste aktive me koronavirus në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se vetëm gjatë së shtunës janë regjistruar edhe 178 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 3 mijë e 356 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Sipas të dhënave të IKSHPK-së, që nga marsi e deri të shtunën numri i personave që kanë humbur betejën me COVID-19 është 66, kurse 1 mijë e 874 kanë arritur të shërohen nga ky virus.
SKANDAL në QKUK, së paku 4 të vdekur sot nga prishja e respiratorëve
Në bazë të këtyre të dhënave të IKSHPK-së, në Kosovë janë edhe 1 mijë e 416 raste aktive me koronavirus.
Ndërkaq të shtunën numri më i madh i të infektuarve ishte në Prishtinë, me 81 raste të reja pozitive.
“Sot më 05 korrik 2020, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.874 raste, kurse raste aktive 1.416. Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 81 raste, komuna e Fushë Kosovës 16 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Ferizajt 10 raste, komuna e Drenasit 9 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Kamenicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash”, thuhet në njoftim.
Duke e parë situatën e krijuar në vend nga COVID-19, IKSHPK-ja të dielën ka bërë përsëri apel te qytetarët që të vendosin maska, pasi që sipas këtij instituti kjo është obliguese dhe po ashtu ka kërkuar që të zbatohen edhe rekomandimet e tjera.
Policia e Kosovës rrethon Klinikën Infektive të QKUK-së, aty ku ndodhi skandali i madh