Policia e Kosovës rrethon Klinikën Infektive të QKUK-së, aty ku ndodhi skandali i madh
Forca të shtuara të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar në mëngjesin e së dielës në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Ende nuk dihet arsyeja e pranisë së Policisë në QKUK. Megjithatë, pacientë nga aty kanë treguar se numri i policëve është më i madh se sa në ditët e zakonshme në QKUK.
FaktePlus ka mësuar se kanë vdekur edhe të paktën 4 persona në QKUK shkaku i prishjes së respiratorëve.
FaktePlus mëson se incidenti ka ndodhur me tubat nga të cilat është harxhuar oksigjeni dhe pastaj kanë ndodhur vdekjet.
Ne mësojmë se për rastin janë informuar edhe institucionet përkatësë, si policia e prokuroria që po merren me hetim, porse nuk është bërë ende publik.
Ne do t’ju informojmë më vonë si vdiqën këta pacientë dhe me këtë rast tragjik.
Kujtojmë se vetëm dje 8 vdiqën nga virusi e 178 u infektuan, më shumë se çdo ditë tjetër.