Rekord i ri ditor infeksionesh me COVID-19 në Indi
Koronavirusi në Indi arriti të infektojë brenda 24 orëve 22 771 pesona, një rekord të ri për gjigantin aziatik, treguan të dhënat nga Ministria federale indiane e Shëndetësisë.
”Vendi i Azisë Jugore gjithashtu njoftoi 442 vdekje të tjera gjatë një periudhe 24-orëshe duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid-19 në 186 565”, tha ministria.
Shkalla e shërimit mbetet në 60,8%.
India është vendi i katërt i goditur më keq, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brazilit dhe Rusisë.
India, e cila futi nga kufizimet më të rrepta në botë më 25 mars, është hapur që nga mesi i majit, me rifillimin e fluturimeve dhe shërbimeve të trenave.