Ky është ish-luftëtari i UÇK-së që u ftua nga Gjykata Speciale
Gjykata Special nuk po i ndalë ftesat ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Gjatë ditës së sotme ftesa i shkoi edhe ish-luftëtarit të UÇK-së, Afrim Bytyqit nga Kishnica.
Për ftesën nga Specialja ka njoftuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës-OVL, Hysni Gucati, raporton FaktePlus.
“Sapo u njoftova se është ftuar nga Gjykata Speciale veterani i luftës së UÇK-së Afrim Bytyqi nga Kishnica”, ka shkruar Gucati përcjellë FaktePlus.
Kujtojmë se para disa ditësh, Prokuroria e Hagës publikoi aktakuzën kundër presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, teksa e njëjta do të shqyrtohet nga gjykata për t’u konfirmuar ose rrëzuar.