Ish-gjykatësi i EULEX-it: SHBA-ja nuk ka hartuar kurrë një plan B pa Thaçin
Gjykatësi Dean B. Pineles, i cili ishte pjesë e EULEX-it nga viti 2011 deri në vitin 2013, por që ka eksperiencë në sundimin e ligjit edhe në Rusi, Kazakistan dhe Gjeorgji, përmes një opinioni të publikuar në Balkan Insight ka thënë se SHBA-ja nuk ka hartuar kurrë një plan B pa Thaçin.
Ai pretendon se qysh në 2018 e ka parashikuar se do të ndodhë aktakuza ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në artikullin e tij të titulluar “Dilema Amerikane: Po sikur Thaçi i Kosovës të paditet?”.
“Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë kapital në Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me shpresën për të siguruar një marrëveshje paqeje Prishtinë-Beograd, por një aktakuzë e mundshme për krime lufte mund të dëmtojë strategjinë e Uashingtonit”, kishte shkruar Pineles.
Gjykatësi Dean B. Pineles thotë se kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur.
Sipas tij, SHBA-ja nuk ka hartuar kurrë një plan B pa Thaçin dhe ky rezultat mund të përshkruhet vetëm si një debutim i politikës së jashtme dhe një siklet për Grenell dhe administratën Trump.
Ndërkohë, Gjermania dhe Franca po planifikojnë një samit Kosovë-Serbi në Francë në korrik, i cili në Uashington do të shihet si një ofendim në sytë e Trump.