LAJMI I FUNDIT-Vdesin edhe dy të infektuar nga koronavirusi në Infektivë
Kanë vdekur edhe 2 persona nga COVID-19 në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar Klinika Infektive, e cila përmes një kumtese për media njofton se dje më 1 korrik ka vdekur pacienti F.G i moshës 71-vjeçare nga Prishtina, me diagnozën COVID-19 dhe sëmundje tjera shoqëruese, dhe sot më 2 korrik në mëngjes vdiq pacienti F.M i moshës 83-vjeçare nga Mitrovica, po ashtu me sëmundje tjera shoqëruese.
Klinika Infektive njofton se të hospitalizuar sot gjenden 114 raste pozitive.
Por asnjë sqarim nuk është dhënë nga Klinika Infektive për numrin e përgjithshëm të vdekjeve, derisa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbrëmë ka njoftuar për 54 të vdekur.
Kështu me dy të vdekurit e fundit, numri shkon në 56./FaktePlus