Vdes babai i heroit kombëtar Afrim Zhitia
Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të babait të heroit Afrim Zhitia.
Sipas tij, Osman Zhitia ishte shembulli i burrit shqiptar që tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit, me të gjitha forcat, deri në frymën e fundit.
“Sapo mora lajmin pikëllues për ndarjen e tij nga jeta. Dhembjen po e ndajmë së bashku me familjen Zhitia dhe të gjithë ata që e kanë njohur. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.