Adem Mikullovci në 30 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese: Ajo mbetet gurthemel i shtetësisë
Duke qenë të vetëdijshëm për momentin historik para të cilit ndodhej Kosova, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht (para Kuvendit të Kosovës) Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.
Ky ishte një akt historik i pritur moti dhe që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për mëvetësi shtetërore e territoriale nga Serbia.
Pjesë e këtij kuvendi ishte edhe aktori i njohur Adem Mikullovci i cili sot ka bërë një falenderim për gjithë qytetarët që po e festojnë 2 Korrikun, e po e përkujtojnë këtë vendim legjitim të kuvendit të athershëm.
Ky është postimi i plotë i Adem Mikullovcit:
Në emër të,të gjithë Deputetëve të 2 Korrikut dhe Deklaratës Kushtetuese-falënderoj gjithë qytetarët që po e përkujtojnë dhe po e festoinë këtë vendim legjitim të kuvendit.
Deklarata ishte,është dhe mbetet gurëthemel i ShTETËSISE së KOSOVËS.
2 Korrik 2020
Adem Mikullovci