Vushtrri, policia sulmohet me kallashnikov
Një njësit i Policisë së Kosovës është rrezikuar seriozisht nga disa persona që ishin në një veturë në lëvizje në Vushtrri, duke u sulmuar me armë.
Derisa ishte në ndjekje të një veture, disa persona brenda saj e kanë sulmuar atë me AK-47 dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar, përcjell FaktePlus.
“Rr 2 Maji, Vushtrri, 01.07.2020-13:00. Raportohet se derisa njësiti policor ishte në ndjekje të një veture të dyshuar, nga e njëjta veturë, të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri dyshohet AK-47 në drejtim të njësisë policore dhe janë larguar ne drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.