Babai mbyti aksidentalisht fëmijën me traktor në Mamushë- Policia jep detaje
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mamushë gjatë ditës së djeshme, ku babai ka mbytur aksidentalisht të birin e tij me traktor.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, përderisa babai i viktimës po e ngiste traktorin me rimorkio, viktima dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios ku edhe ka gjetur vdekjen.
Viktima është dërguar në emergjencë, mirëpo kur ka arritur ka rezultuar pa shenja jete, përcjell FaktePlus.
“Mamushë 01.07.2020-10:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, dyshohet se fëmija i tij, ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios. Viktima nga kalimtaret dërgohet në emergjence ku mjeku konstaton se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.