Gjuajtje me armë mes dy grupeve në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur dje pas mesnate mes dy grupeve në kryeqytet.
Nga kjo përleshje dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Nga kjo ngjarje, policia ka arritur të kapë tre të dyshuar të cilët janë liruar pas intervistimit, kurse njëri nga të dyshuarit gjendet në arrrati.
“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 01.07.2020-00:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve ku janë përdorur edhe armët, dy meshkuj ëvarë kanë pësuar lëndime trupore nga armë zjarri. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetë dhe konfiskuar një armë dhe katër fishekë. Njëri nga të dyshuarit gjendet ne arrati ndërsa tre të dyshuar meshkuj ëvarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK-ja, përcjell FaktePlus.