Çka shkruante gazeta Rilindja një ditë pas Deklaratës së 2 Korrikut
Janë bërë 30 vjet qëkur 111 delegatë miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut.
Kosova në këtë datë u shpall njësi e veçantë në kuadër të Jugosllavisë.
E kjo i hapi rrugë Referendumit për pavarësi më 26 shtator të vitit 1991 ku u votua për shtet të pavarur të Kosovës.
Por çka shkruajtën gazetat për Deklaratën e 2 Korrrikut?
Gazetari Ardian Gaxherri ka shpërndarë ballinën e ‘Rilindjes’ më 3 korrik, një ditë pas Deklaratës Kushtetuese.
“KOSOVA U SHPALL SUBJEKT I PAVARUR DHE I BARABARTË NË JUGOSLLAVI”, shkruhet në kryetitull.
Kurse në të djathtë është një shkrim tjetër me titull “FILLIM I SË NESËRMES”, përcjell FaktePlus.
Kjo është ballina e plotë e ‘Rilindjes’.