Koci: Prokuroria e Gjykatës Speciale me këtë veprim bëri ‘Autogol’
Avokati Arianit Koci ka deklaruar se Prokuroria Speciale me veprimin e fundit në drejtim të presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli i dha vetes ‘autogol’.
Sipas tij për njoftimin që bëri lidhur me dyshen, Prokuroria bëri pikërisht autogol.
“Prokuroria Speciale ka dhënë autogol me njoftimin për ngritjen e aktakuzës, politikisht do t’i dëmtojë Thaçin e Veselin, por juridikisht do t’i ndihmojë. Madje kjo është situatë ideale për t’u trajtuar nga mbrojtja”, tha Koci.