Qeveria formon Këshillin e Ekspertëve për dialogun me Serbinë
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës.
Këshilli i Ekspertëve për dialog, do të jetë si zyrë e veçantë në zyrën e Kryeministrit.
“Këshilli i Ekspertëve këshillon qeverinë për këtë proces. Kryeministri emëron koordinatorin për dialog. Ai është person kontaktues me kryeministrin dhe me të gjitha palët për procesin e dialogut. Ai fton si anëtarë në Këshill ekspertë që kanë eksperiencë profesionale në procese. Ai mund të ofrojë edhe ekspertë të jashtëm. Zyra e Kryeministrit, ministritë dhe institucionet tjera përkatëse u ofrojnë mbështetje këtij Këshilli”, ka bërë të ditur zv/kryeministri Selmanaj.
Koordinatorit shtetëror për dialog i lejohet angazhimit i dy ndihmësve.