Haxhiu: Pagat e profesionistëve shëndetësorë të rriten me vendim të Qeverisë
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas shfuqizimit nga Kushtetuesja të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.
Haxhiu duke folur për pagat e profesionistëve shëndetësorë, ka thënë se pagat e tyre duhet të rriten me vendim të Qeverisë, duke ia përmirësuar edhe koeficientin e infermierëve e mamive.
“Për funksionim të sistemit shëndetësor publik dhe ruajtje të kuadrit mjekësor në Kosovë, sot është e domosdoshëm që Qeveria e Kosovës me vendim të rritë pagat e të gjithë profesionistëve shëndetësor, deri në miratim të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik”, ka shkruar Haxhiu.
Ai ka thënë se kjo duhet të zgjidhet sa më shpejt teksa ka porositur partitë të mos i përdorin punëtorët e sindikatat për qëllimet e tyre.
“Ju bëj apel partive politike që mos të përdorin puntorët dhe sindikatat për të ushtruar presion në kohën kur Ligji i Pagave të vie në Kuvendin e Kosovës. Kjo praktikë u përdor mandatin e kaluar kur Projektligji i Pagave ishte në diskutim mes leximit të parë dhe të dytë në Kuvend, shumë profesionistë shëndetësor dhe puntorë publik të nxitur nga partitë opozitare ishin futur në greva”, shkruan ‘Kamishi’, përcjell FaktePlus.
Postimi i plotë:
Pasi që Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Pagat e profesionistëve shëndetësor duhet të rriten me vendim të Qeverisë, ashtu siç janë paraparë me Ligjin e Pagave në Sektorin Publik duke përmirësuar edhe koeficientin e infermierëve dhe mamive.
Për funksionim të sistemit shëndetësor publik dhe ruajtje të kuadrit mjekësor në Kosovë, sot është e domosdoshëm që Qeveria e Kosovës me vendim të rritë pagat e të gjithë profesionistëve shëndetësor, deri në miratim të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.
Qeveria duhet të procedojë sa më shpejtë në Kuvend Ligjin për Pagat në Sektorin Publik me qëllim që të përmirësohet dhe votohet në Kuvend, për të mundësuar që nga data 01.01.2021 të fillojë implementimi i Ligjit të ri të Pagave sepse përgatitjet në sistemin e pagesave tani janë të përfunduara.
Qeveria së bashku me Kuvendin duhet të përshpejtojnë punën për të zgjidhur situatën e krijuar.
Ju bëj apel partive politike që mos të përdorin puntorët dhe sindikatat për të ushtruar presion në kohën kur Ligji i Pagave të vie në Kuvendin e Kosovës. Kjo praktikë u përdor mandatin e kaluar kur Projektligji i Pagave ishte në diskutim mes leximit të parë dhe të dytë në Kuvend, shumë profesionistë shëndetësor dhe puntorë publik të nxitur nga partitë opozitare ishin futur në greva.
Të punojmë të gjithë së bashku, sindikatat e shoqatat, ministra e deputetë, pozitë e opozitë, në mënyrë që të kemi një Ligj të Pagave të mirë që plotëson nevojat dhe kërkesat e të gjithë të punësuarve në bazë të mundësive buxhetore të Kosovës.