Emini: Ekziston një mungesë e besimit mes qytetarëve dhe Qeverisë
Drejtoresha ekzekutive e platformës CiviKos, Donika Emini ka thënë se ekziston një mungesë e besimit mes qytetarëve dhe Qeverisë.
Dhe kjo sipas saj reflektohet edhe mosbindjen e qytetarëve për mosrespektimin e masave.
“Qytetarët janë më të pabindur nëse nuk i besojnë një qeverie ose nëse nuk besojnë tek legjitimiteti i saj. Fakti që jemi kështu, të pabindur ndaj udhëzimeve të ministrisë apo Qeverisë. Ekziston një mungesë e besimit mes qytetarëve dhe Qeverisë dhe kjo po reflektohet. Është gjendje emergjente dhe besoj se kjo ka me pas ndikim edhe në dialog, ekonomia. Ekonomia ka me qenë në nivel global dhe nuk e dimë se çfarë impakti do të ketë. Në anën tjetër natyrisht ndërlidhet me dialogun si proces. Ka me qenë shumë probleme, pasi nuk ka kapacitete. Nuk po duket se e ka në dorë situatën dhe kjo po ndikon edhe në fuqinë politike që ka kjo qeveri”, ka thënë Emini në KTV.
Ajo ka shtuar se ndryshimi i elitës politike duhet të ndodhë me zgjedhje, e jo me prit Gjykata Speciale të na ndërrojë elitën politike.
Sipas Eminit karantinimi ka qenë një fazë tejet polarizuese.
“Shoqëria kosovare nuk ka qenë kurrë më e ndarë. Fakti që është rrëzuar një Qeveri, pastaj nuk ka kushte për të organizuar zgjedhje, tregon se është përdorur komplet ajo situatë e shkaktuar për të rikapur shtetin”, ka thënë Emini.