28 raste aktive me koronavirus në Podujevë
Në Komunën e Podujevës sonte janë paraqitur edhe tri raste të reja.
Epidemiologia Bedrije Rama ka thënë se njëri rast është nga fshati Gllamnik ndërsa dy të tjerë nga Podujeva.
“Janë raste të reja infeksioni pasi personat në fjalë janë të papunë dhe nuk dyshohet për raste kontakti”, tha ajo.
Anëtarja e Shtabit Emergjent në Podujevë thotë për Dukagjinin se pavarësisht rritjes së rasteve gjendja në këtë komunë është nën kontroll.
“Tetë raste janë të shtruar në QKUK. Katër në Klinikën Infektive dhe katër të tjerë në Klinikën e Pulmologjisë”.
Rama thotë se në Komunën e Podujevës janë 28 raste aktive, 19 të shëruar dhe një rast ka përfunduar me fatalitet si pasojë e infektimit me coronavirus.