Kroacia heq masën e izolimit për qytetarët e Kosovës
Kroacia e ka hequr masën e izolimit 14-ditëshe, për personat që hyjnë nga Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, si masë preventive ndaj COVID-19.
Ministri i Brendshëm i Kroacisë, njëherësh kreu i Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, Davor Bozhinoviq, tha se vendimi vlen për udhëtarët që e përdorin territorin e Kroacisë për të kaluar tranzit, pastaj për turistët, studentët, transportuesit e mallrave dhe punonjësit ndërkufitar, transmeton REL.
Turistët duhet të kenë të paguar një aranzhman turistik.
Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe shtetasit e vendeve të treta me lejeqëndrime afatgjate në BE, nuk i nënshtrohen asnjë kufizimi, përveç detyrimit për të respektuar masat epidemiologjike.
Kufizimet janë hequr gjithashtu për shtetasit kroatë që hyjnë në Kroaci nga njëra prej këtyre katër vendeve.