Vdesin dy persona të infektuar me koronavirus, numri total shkon në 51
IKSHPK ka njoftuar se sonte numri i të vdekurve nga virusi Covid-19 ka shkuar në 51.
Gjatë ditës së sotme kanë ndërruar jetë dy persona në QKUK, pasi deri tani ishin të raportuar 49 raste të vdekjes.
Sipas njoftimit 2 personat kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Numri total i rasteve pozitive 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Sonte janë shënuar 79 raste të reja me Covid-19, duke çuar numrin e të infektuarve në 2.878 raste ndërsa 51 raste të vdekjes.