Syla për vendimin rreth Ligjit të Pagave: Vendim antishtetëror, pres takim urgjent me kryeministrin
Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla ka mbajtur një konferencë për media pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese pasi shpalli vendimin për Ligjin e Pagave antikushtetues.
Ai tha se vendimi i sotëm është vendim antishtetëror.
Syla tha se në dy ditët në vazhdim presin një takim urgjent me kryeministrin, Avdullah Hotin.
“Një vendim aspak i mirë, dëshpërues, që e ka demotivu skajshmërist sektorin shëndetësor, sonte federata ka marrë vendim që me iu adresë kryeministri të vendit meqenëse është e rëndë situata.
Ky vendim përfundimisht e ka zbeh vullnetin e punës. Prandaj kërkesa jonë e parë do të jetë për rritje të pagave në sektorin e shëndetësisë, është kërkesë decidive e jona.
Presim vendimin e Qeverisë sa më shpejt në të kundërten kemi edhe masa të tjera”, tha ai.