Pas vizitës, Edi Rama deklarohet për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas përfundimit të takimeve me përfaqësues politik kosovarë ka folur rreth aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari të PDK-së, Kadri Veseli.
Rama ka thënë se kushdo që mendon se aktakuza është bërë si akt ndaj disa personave apo për të shfrytëzuar këtë si instrument për pastrimin e skenës politike, është një medim i verbuar mllefi.
“Nuk është ky rasti sepse historia e shqiptarëve këndej dhe andej bjeshkëve duhet të na ketë mësuar se ka gjithmonë një kohë për tu përleshur me njëri tjetrin, për indet për bindje, për politikë, për çfarëdo qoftë, por duhet të ketë sa herë koha e vë në pikëpyetje një moment për tu bashkuar me njëri tjetrin për historinë tonë dhe për gjeneratat e tjera. Kush kujton, kush mendon, kush propagandon qoftë edhe me një koment të pafajshëm, naiv të pamenduar, të nxituar ne rrjete sociale se këtu bëhet fjalë për një akt ndaj disa personash apo se këtu bëhet fjalë për të shfrytëzuar këtë instrument për pastrimin e skenës politike apo për çkapjen e shtetit është ose naiv, krejt naiv, ose tjetri verbuar nga mllefi. Nuk ka mundësi tjetër, tha Rama, përcjell FaktePlus.
Deklarata e plotë e Ramës:
Mendoj që ky është moment ku sigurisht kemi një krizë disa planesh e shkaktuar nga kjo flet-rrufe por kemi edhe një mundësi të madhe për të vënë në pah jo thjesht vlerat e luftës dhe njëherë tjetër të vërtetën elementare që Kosova ishte viktima e jo agresori por për të vënë në pah të gjithë vlerën e krijuar në këtë proces shtet-ndërtimi si shprehje e gatishmërisë për drejtësi nga vet Kosova dhe balancën e prishur mes Kosovës dhe Serbisë në raport me drejtësinë për krimet e luftës. Faktikisht prej 21 vjetësh Kosova i ka dhënë mbështetje përmes autoriteteve të veta drejtësisë ndërkombëtare e cila përmes strukturave të krijuar enkas ka gjykuar rigjykuar, stër-gjykuar ato që janë konsideruar krime lufte dhe pafajësia e disa prej figurave kryesore të UÇK-së dhe këto po sjellë në vëmendje Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj si dy shembuj qoftë për statujën e tyre në luftë qoftë për kalvarin e drejtësisë është një fakt edhe një akuzë për efikasitetin e drejtësisë ndërkombëtare. Dhe sot për mua është një sprovë e madhe jo e natyrës politike vetëm, por edhe e natyrës kombëtare, morale, njerëzore dhe kush flet shqip dhe se këtë gjuhën e nënës, dhe mos e përdor për të ndarë pjesëtarët e kësaj bashkësie, ë patriot e në tradhtar apo në të ndershëm dhe hajdut. Nuk është ky rasti sepse historia e shqiptarëve këndej dhe andej bjeshkëve duhet të na ketë mësuar se ka gjithmonë një kohë për tu përleshur me njëri tjetrin, për bindje, për politikë, për çfarëdo qoftë, por duhet të ketë sa herë koha e vë në pikëpyetje një moment për tu bashkuar me njëri tjetrin për historinë tonë dhe për gjeneratat e tjera. Kush kujton, kush mendon, kush propagandon qoftë edhe me një koment të pafajshëm, naiv të pamenduar, të nxituar ne rrjete sociale se këtu bëhet fjalë për një akt ndaj disa personash apo se këtu bëhet fjalë për të shfrytëzuar këtë instrument për pastrimin e skenës politike apo për çkapjen e shtetit është ose naiv, krejt naiv, ose tjetri verbuar nga mllefi. Nuk ka mundësi tjetër.
Rama: Jam këtu për t’i dhënë mbështetje Kosovës dhe politikanëve