A po hapet nesër Pishina e Gërmisë, flet kryeshefi i saj
Ditëve të fundit në Kosovë janë rritur numrat e infeksioneve me koronavirus. Me rritjen e këtyre numrave, institucionet kanë bërë thirrje që të respektohen masat e caktuara si dhe kanë paralajmëruar masa shtesë.
Ndonëse u paralajmërua hapja e pishinës së Gërmisë, një gjë e tillë ende nuk është e sigurt pas shtimit të rasteve me COVID-19.
Kryeshefi ekzekutiv i Ndëmarrjes Publike “Sport Marketing”, Liridon Llapashtica ka thënë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus se ende nuk kanë vendim të plotë nga institucionet për hapjen e pishinës së Gërmisë.
“Nuk kemi vendim as për ta hapur as për ta mbajtur mbyllur. Krejt cka është thënë deri tash janë deklaratat që janë bërë nga zyrtarët e Qeverisë dhe manuali që është bërë publik. Deklarimet janë bërë që hapja të bëhët nga 1 korriku” është shprehur Llapashtica.
Ai tutje ka pohuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për hapjen e pishinës. Llapashtica thekson se janë nënshkruar të gjitha kontratat për të filluar punën në pishinë.
“Ne si drejtues të Gërmisë, i kemi marrë të gjitha masat për tu hapur pishina neser. Kam lidhur kontrata me të gjithë njërzit që do të angazhohen aty. Me lokalet dhe cdo gjë që përfshihet në Gërmi. Deri tash nuk e kam qartë se cfarë do të bëhët”, thotë ai.
Ndër të tjera Llapashtina pohon se nuk duhet t’iu mohohet e drejta e tyre pasi që janë të hapura edhe pishinat e tjera.
“ Mirëpo, edhe sic e kanë parë të gjithë, gjatë vikendit shumica e pishinave në Kosaovë kanë punuar dhe nuk i ka penguar askush. Atëhere, duke u nis nga kjo as neve nuk bënë që të na mohohet e drejta për tu hapur”, ka thënë ai.
Ndryshe në Kosovë ende nuk janë lejuar të mbahen ahengjet dhe dasmat, ku për këto të fundit ka pasur edhe protesta/FaktePlus