Një rast i ri me Covid-19 në Premierligë
Sky Sports njofton para pak minutave se ende nuk është e ditur se cilit prej 20 ekipeve i ka rezultuar pozitiv lojtari në fjalë.
Transmetuesi anglez gjithashtu njofton se janë kryer 2250 teste për lojtarët e klubeve të Premierligës.
Kujtojmë se Federata Angleze vendosi që nëse ka një rast pozitiv në vijimin e sezonit, nuk do të karantinohen i gjithë ekipi – për të shmangur vonesat e mëtutjeshme në kalendarin e garave.