Kiçmari: Mendoj se sonte Presidenti është dashur të jap dorëheqje
Ish-përfaqësuesi diplomatik i UÇK-së, Sabri Kiçmari, ka thënë se ka pritur që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të jepte dorëheqje sot në adresimin e tij para qytetarëve.
‘’Është një moment bukur i ndjeshëm dhe emocional për vetë president. Është një moment delikat për vendin dhe shoqërinë tonë‘’, tha ai.
‘’Nuk është e zakonshme‘’.
‘’E vërteta është se akzua është e rëndë. Barra për shtetin dhe shqoërinë është e rëndë. E cila në fakt e ka vënë në siklet presidentin e republikës. Ai në fjalimin e tij u tregua shumë emocional’’, shtoi profesori universitar në t7.
‘’Nëse më pyesni nëse ishte fjalimi më i mirë i presidentit është e diskutueshme. Do të shohim në të ardhmen sa është i sinqertë. Me qenë se akuza vjen nga një institucion i lartë, mendoj se ai sonte është dashur të japë dorëheqje. Nuk duhet të mbrohet prej një institucioni’’, përfundoi Kiçmari.