Shefi i OBSH-së: Pandemia e COVID-19 ‘nuk është as afër fundit’
“Shumica e njerëzve mbeten të ndjeshëm ndaj virusit, Covid-19 ka ende shumë hapësirë për të lëvizur”, citohet të ketë thënë ai, raporton agjencia e lajmeve Reuters, transmeton lajmi.net.
“Të gjithë duam që pandemia të marrë fund. Të gjithë duam të vazhdojmë me jetën tonë. Por realiteti i vështirë është se nuk është as afër të mbarojë. Megjithëse shumë vende kanë bërë përparime në nivel global, pandemia në të vërtetë po shpejtohet”, shtoi tutje ai.
Siç ka thënë Tedros, OBSH planifikon të thërrasë një takim këtë javë për të vlerësuar përparimin në kërkimet drejt luftimit të sëmundjes. /