Hashim Thaçi e quan Kadri Veselin “vëlla i gjakut të luftës”
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një video-mesazhi drejtuar qytetarëve të Kosovës, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale ka thënë se është e drejtë që të zbardhet çdo akuzë për krime lufte.
Ai është shprehur se si shumë bashkëluftëtarë të tij të cilët kanë dal të pastër nga akuzat që u janë hedhur, ashtu do të ndodhë edhe me të dhe me vëllain e tij nga gjaku i luftës, Kadri Veselin, siç e quan vetë presidenti.
“Është e drejtë që duhet të zbardhet çdo pretendim e çdo akuzë për krime lufte, prej kujtdo dhe kudo që ka ndodh”
“Bashkëluftëtarët e mi, me disa prej të cilëve paqja na ka ndarë shpesh në taborë të ndryshëm politikë, i kanë sfiduar me forcën e madhe të së vërtetës shumë fabrikime të ulëta dhe në fund pafajësia e tyre ka shkëlqyer mbi plehun e akuzave monstruoze”
“Njëjtë do të jetë edhe me mua dhe me vëllain tim nga gjaku i luftës, Kadri Veseli”.