Presidenti Thaçi: Jap dorëheqje nëse konfirmohet aktakuza
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të japë dorëheqje nga pozita e tij në momentin që aktakuza nga Gjykata Speciale do të konfirmohet.
Javën që shkoi u publikua propozim aktakuza nga Prokurori i Specializuar ndaj Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli. Thaçi sot në një video mesazh tha se nëse konfirmohet kjo aktakuzë atëherë ai do të japë dorëheqje nga pozita e tij.
‘’Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat’’, tha ai.