Këto grupmosha janë më të prekura me koronavirus në Prishtinë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë detaje për rastet me koronavirus në kryeqytet.
Prishtina është qyteti që javëve të fundit ka shënuar rritjen më të madhe të rasteve me COVID-19.
Kurse Ahmeti ka bërë të ditur se raste total në kryeqytet janë 588, prej të cilave 444 janë active.
“Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 588 raste me #covid19 prej të cilave 444 raste janë ende aktive. Kemi 141 raste të shëruara dhe 3 raste që kanë përfunduar me fatalitet”, ka shkruar ai, shkruan FaktePlus.
Ahmeti përmes një tabele ka paraqitur edhe grupmoshat më të prekura ku më të prekurat janë ata të grupmoshës 35-44 vjeçare dhe 25-34 vjeçare.
Ndërkohë 15 të prekur janë edhe të moshës 0-4 vjeç.
Ahmeti ka bërë të ditur se prej të infektuarve janë 293 femra dhe 295 meshkuj.
Kurse ka apeluar që të respektohen masat parandaluese.
“Prandaj, ju bëjmë thirrje që të i zbatoni të gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër #covid19. Mbajtja e distances fizike dhe e maskës, si dhe higjiena e duarve ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit”.