Astrit Haraqija: Këtë moment unë si shqiptar jam Hashim Thaçi
Anëtari i LDK-së, Astrit Haraqija, është deklaruar pas dorëzimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj presidentit, Hashim Thaçi.
Haraqija ka thënë se të tjerëve është duke iu bërë qejfi për reagimet që janë bërë ndaj Thaçit pas këtij zhvillimi të fundit.
“Sinqerisht s’kam dashtë të merrem me folklor si një pjesë, njeriun që ka luftuar zoti Thaçi më së shumti ka qenë Presidenti Rugova pas tij s’ka tjetër përveç meje deri 2006 kuptohet politikisht”.
“Por këtë moment unë si shqiptarë jam Hashim Thaçi , a ka bo a s’ka bo jam i sigurt që se keni provuar lëkurën si unë , por bollë bre nuk është fer këtë kohē mi ra, i madhi fal , i madhi lëshon rrugë, kujt bre po ja bëjmë qefin për inate personale, ARMIKUT. Hera parë pas 2000 viteve jemi shtet…..”, ka shkruar Haraqija në rrjetin social Facebook.
Thaçi sot në mbrëmje për herë të parë do të deklarohet para qytetarëve pas dorëzimit të aktakuzës nga e mërkura e kësaj jave.