Hoti: Nëse vazhdon me këtë ritëm, do të detyrohemi ta rikthejmë izolimin total
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nëse vazhdon të rriten me të madhe rastet me koronavirus, mund të rikthehen masat e izolimit.
Ditëve të fundit pas lehtësimit të masave, ka pasur rritje të konsiderueshme të rasteve me koronavirus.
Hoti ka thënë se nuk mund të tolerohen situata të tilla.
“Nuk mund të lejojmë të na krijohen situata të tilla. Nëse vazhdon ky ritëm, do të detyrohemi t’i kthejmë masat e izolimit total, të cilat do të kenë pasoja të rënda për ekonominë dhe familjet ton”, ka shkruar Hoti, përcjell FaktePlus.
Tutje ka bërë apel të respektohen masat e parapara me një manual që u përpilua në Qeverisjen e tij.
“Mos përmbushja e këtyre masave rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe, rrjedhimisht, është e dënueshme. Nuk do të ketë tolerancë për askënd që shkel këto rregulla. Nuk mund të pësojmë si shoqëri për shkak të papërgjegjësisë së bartësve të institucioneve apo bizneseve që nuk i ndërmarrin masat mbrojtëse adekuate”, ka shkruar tutje.