Drejtori i Shërbimeve Publike të Gjilanit shërohet nga koronavirusi
Drejtori i Shërbimeve Publike të komunës së Gjilanit, Naser Korça, ka bërë të ditur se është shëruar nga koronavirusi.
Ai ka thënë se mbrëmë pas mesnate, ka marrë mesazh nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ku iu është dhënë lajmi që është shëruar nga COVID-19 dhe se pas vetizolimit prej ditësh ai tash mund të dalë lirshëm nga shtëpi.
Njoftimi i plotë i Korçës, pa ndërhyrje:
Rreth orës 00.03 mora mesazhin e shumë pritur nga IKSHP në të cilin shkruhet:
Mirëmbrëma Naser, jeni të shëruar dhe mund të dilni. Dr. Buqe
Faleminderit shum Dr. Buqe për këtë lajmë shumë të mirë për mua dhe familjen time.
Faleminderit të gjithë atyre që më qendruan pranë këto ditë të karantinës, si me mesazhe dhe me telefonata, ja u kthevsha në gëzime dhe festa në familjet e juaja.
Vazhdojmë…