Zemaj-mërgimtarëve: Sapo të zbrisni në Kosovë, mos u bezdisni nga kontrollat mjekësore
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u ka uruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve që vijnë në vendlindje.
Zemaj ka thënë se Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” e kanë hapur dhe se Kosova është pritur mërgatën.
“Gjatë muajve të verës ju jeni energjia e atdheut. Ju i jepni shpirt dhe e gjallëroni vendin. Paratë e djersës, remitancat që dërgoni janë frymëmarrja dhe vrulli i ekonomisë së Kosovës”.
“Atje ku jetoni jeni krenaria jonë! Ju çdo ditë e ndjeni mungesën e vendlindjes, zemrën e mendjen e keni në Kosovë, sikurse dhe ne tek ju”.
Zemaj deklaroi se këta muajt e fundit pandemia Covid-19 ka shkaktuar mbylljen e kufijve dhe brutalisht ka bërë të jetë kjo ndarje.
“Që nga dita e parë ne si Qeveri kemi vënë në lëvizje tërë potencialin e ministrisë që të mundësohej sa më parë hapja e aeroportit “Adem Jashari”.
“Sapo të zbrisni nga aeroplani në tokën e Kosovës mos u bezdisni nëse mjekët tanë do t’iu bëjnë matjen e temperaturës trupore ose ndonjë kontroll mjekësor. Këtë e bëjnë për ta parandaluar përhapjen e virusit”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.