Arben Gashi i LDK-së infektohet me koronavirus
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka rezultuar pozitiv me koronavirus së bashku me familje ditën e djeshme. Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook.
Ai tha se ka pasur kokëdhembje e temperaturë. Ka bërë të ditur se do të qëndrojë në izolim dyjavor.
“Të nderum miq,
Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor.
Faleminderit!”, ka shkruar Gashi.