Vdekja e fëmijës 13-vjeçar në pishinë, policia jep detaje
Policia e Kosovës sot nëpërmjet raportit 24 orësh ka njoftuar se trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, derisa ky rast po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”.
‘Raportohet se viktima i mitur mashkull kosovar i cili ka qenë në pishinë është dërguar pa shenja jete në shtëpinë shëndetit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion’, thuhet në raport.