Gjendet i vdekur nga familjarët një person në Skënderaj
Një person në Skënderaj është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.
Viktima ishte dërguar në Shtëpinë e Shëndetit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01:00 pas mesnate në fshatin Izbicë.
Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.