Priten rezultatet e 140 personave të dyshuar për koronavirus në Prishtinë
Sonte do të dalin rezultatet për 140 persona të dyshuar me koronavirus në Prishtinë.
Lajmi u bë i ditur mbrëmë nga drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi.
“Nesër priten rezultatet e rreth 140 të testuarve tjerë”, tha ai.
E komuna e Prishtinës dje priu nga komunat tjera të Kosovës me numrin e të infektuarve nga Covid-19.
Plot 44 raste të reja janë shënuar në kryeqytet nga 96 sa dolën në nivel vendi.
Prizreni është komuna e dytë që e pason Prishtinën, por me një diferencë të madhe prej 10 rasteve.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për shtim të kujdesit te qytetarët, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 48.