Numër i madh të infektuarve me koronavirus në Prishtinë
Komuna e Prishtinës dje priu nga komunat tjera të Kosovës me numrin e të infektuarve nga Covid-19.
Plot 44 raste të reja janë shënuar dje në kryeqytet nga 96 sa dolën në nivel vendi.
Prizreni është komuna e dytë që e pason Prishtinën, por me një diferencë të madhe prej 10 rasteve.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për shtim të kujdesit te qytetarët, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 48.