Sot rihapet Aeroporti i Prishtinës, ky është orari i fluturimeve
Qeveria e Kosovës më 23 qershor ka marrë vendim që rihapja e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” të bëhet më 28 qershor.
Ky vendim u mor me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e tetë të Qeverisë Hoti.
Zemaj kërkoi që të shfuqizohet vendimi për pezullimin e përkohshëm të linjave të transportit ajror dhe tokësor në Kosovë.
KËTU mund ta gjeni orarin e fluturimeve për sot dhe ditët e ardhshme.