Zidane: “S’do të jem trajner për 20 vite”
Zinedine Zidane s’do të jetë trajner për 20 vite, shumë e shumë të tjerë.
Trajneri i Real Madridit i bëri këto komente në konferencë para ndeshjes së nesërme në udhëtim me Espanyol, një tjetër finale për Los Blancos në lufton për titullin e La Ligës, ndeshje e cila do të zhvillohet nga ora 22:00.
“Sa vite do të jem trajner i Realit nuk e di, nuk e mendoj këtë. Unë jetoj ditë pas dite. Në kokën time gjithmonë kam qenë vetëm për futbollist, kam luajtur 18 apo 19 vite. Pata thënë se s’do të bëhem kurrë trajner por tani jam dhe e shijoj shumë, por 20 vite jo s’do të jem, sigurt”, u shpreh Zizu.
“Kam qenë futbollist më i mirë se sa trajner, por jam i lumtur me ato që kam arrit dhe çfarë kam bërë edhe si trajner”.