Vendi më i ftohtë në botë shënoi temperaturën më të lartë ndonjëherë
Një javë më parë temperatura rekord u shënuan në arktikun rus.
Të shtunën e kaluar tempertaurat në Verkhoyansk të Siberisë kapën vlerën e 38 gradë Celcius. Verkhoyansk njihet si vendi më i ftohtë në botë.
Kjo pjesë e botës shënon tempratura shumë të ulëta gjatë dimrit, me një rekord prej -67.8C. Prandaj temperatura kaq të larta në verë nuk janë aspak të zakonshme.
Atmosfera e thatë dhe erërat janë shkaktare edhe për grumbuj të mëdhenj pluhuri Saharian, i cili ka lëvizur në drejtim të perëndimit nga kontinenti afrikan.
Thatësira dhe erërat mund të janë gjithashtu përgjegjëse edhe për zhvillimin e stuhive tropikale.