LAJMI I FUNDIT: Arrin në Tiranë presidenti Thaçi, sapo ka zbritur nga aeroplani
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar nga Vjena dhe tashmë ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nëna Terezë” në Tiranë.
E zbritjen në Tiranë e ka konfirmuar vetë Thaçi, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se nesër do të paraqitet në zyrën e tij në Prishtinë.
“Miq të dashur, sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime”, ka shkruar Thaçi.
Ai u ka uruar qytetarëve një fundjavë të qetë, ndërsa tha se mbeten me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara./FaktePlus
Sapo reagoi presidenti Thaçi, thotë disa fjalë në gjuhën shqipe dhe angleze
Mësohet ku është tani Thaçi, po shqyrtohen mundësitë e kthimit në Kosovë