Adem Zogjani dje u dërgua në Hagë, familja thotë se ka kontaktuar me të
Dje gjatë ditës, është bërë e ditur se Adem Zogjani, anëtar i AAK-së, është arrestuar dhe dërguar për në Hagë.
Lajmin e bëri të ditur përmes rrjetit social Facebook, djali i Zogjanit, Liridon Zogjani.
“Sot ne ora 07:30 te mëngjesit , Babi është ftuar nga misioni Eulex dhe nga aty është dërguar për ne Hage , pa e ditur dhe pa e kuptuar as ai dhe as familja”, ka shkruar dje ai.
Zogjani ka thënë se babai i tij është ftuar shkaku i veprimtarisë në periudhën e luftës.
Njeriu i afërt me Azem Sylën dhe bashkëpartiaku i Hardinajt dërgohet në Hagë
E sot djali tjetër i Zogjanit, Astrit Zogjani ka thënë për T7 se kanë kontaktuar me prindin e tyre, e se iu ka thënë se së shpejti do të kthehet në Kosovë.
“Kemi folur me babain. Na ka thënë që është mirë dhe së shpejti do të kthehet në Kosovë”, ka thënë ai, derisa, ka bërë të ditur se nuk mund të flasë më shumë për rastin.
Adem Zogjani ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Fushë Kosovës.
Megjithatë, Zogjani në vitin 2019 kishte vendosur që të largohej nga partia që drejtonte Kadri Veseli dhe i ishte bashkuar AAK-së, partisë së Ramush Haradinajt.