Hoti pas aktakuzave: Kosova do të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare!
Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë edhe një reagim tjetër pasi që u bë publik propozimi për aktakuzë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për presidentin Hashim Thaçi dhe shefin e PDK-së, Kadri Veselin.
Përmes Twitter Hoti ka thënë se Qeveria nuk i komenton çështjet që lidhen me Dhomat e Specializuara, por që do të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare.
“Vetëm përmes dialogut që çon në njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve, ne mund t’i zgjidhim çështjet e pazgjidhura me Serbinë. Qeveria ime nuk i komenton çështje që lidhen me Dhomat e Specializuara. Kosova do të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare!”, ka shkruar në Tëitter kryeministri.
Vetëm përmes dialogut që çon në njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve, ne mund t’i zgjidhim çështjet e pazgjidhura me Serbinë. Qeveria ime nuk i komenton çështje që lidhen me Dhomat e Specializuara. Kosova do të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare!
— Avdullah Hoti (@Avdullah) June 25, 2020