Hoti takohet me McAllister: Biseduam për vizat e integrimin evropian
Kryeministri Avdullah Hoti ka nisur takimet në Bruksel ku po qëndron. Ai është takuar me kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se temë diskutimi me të ishte liberalizimi i vizave dhe procesi i integrimit evropian të Kosovës, përcjell FaktePlus.
Kujtojmë që Hoti ishte paraparë të nisej edhe për në Washington për bisedime me palën serbe nën ndërmjetësimin e ShBA-së, por që e kishte anuluar shkaku i propozim-aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj presidentit Hashim Thaçi.
Postimi i plotë:
v