Ambasada amerikane: Mbështesim pavarësinë e Bordit të KShCAAK-së
Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (KShCAAK) do të shyqrtojë sot aplikacionet e institucioneve të arsimit të lartë ku do të vendosë se a do të akreditohen apo jo.
Për këtë ka reaguar ambasada amerikane e cila ka thënë se e mbështesin pavarësinë e këtij institucioni, të lirë nga ndikimet e jashtme.
“Sot, Këshillit Shtetëror i Cilësisë i Agjencinë e Akreditimit të Kosovës po shqyrton aplikimet për akreditim të universiteteve në Kosovë. Ne mbështesim pavarësinë e këtij Bordi, pa influencë të jashtme, në mënyrë që të sigurohet arsim cilësor të disponueshëm për çdo student. E ardhmja e Kosovës varet nga përgatitja e studentëve të saj sot”, thuhet në komunikatë, përcjell FaktePlus.