Bildt: Anulimi i vizitës nga kryeministri Hoti, fundi i takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë
Bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme, Carl Bildt ka reaguar pas lajmit për anulimin e vizitës së kryeministrit Avdullah Hoti në Washington.
Bildt ka rishpërndarë postimin e kryeministrit Hoti për anulimin e vizitës në kryeqytetin amerikan, duke shkruar se ky është fundi i takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë.
“Ky është fundi i takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar Bildt.
That’s the end of the planned White House meeting on relations between Serbia and Kosovo. https://t.co/VVSPN2l29J
— Carl Bildt (@carlbildt) June 25, 2020
Kryeministri Avdullah Hoti ka anuluar vizitën e planifikuar më 27 qershor në Washington D.C pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë kundër Presidentit Hashim Thaçi në Gjykatë Speciale.
Shefi i Qeverisë ka njoftuar se ka informuar Emisarin Special, Richard Grenell për anulimin e vizitës