Istog – arrestohet një person, e ndaloi vëllain ta sillte në shtëpi bashkëshorten
Një person është arrestuar në Istog për shkak se kishte ndaluar vëllain ta sillte në shtëpi bashkëshorten e tij.
Sipas njoftimit të policisë, arsye e kësaj ishte preteksti se gruaja e viktimës kishte lidhje në martesën e vajzës së të dyshuarit, pa dëshirën e tij.
“Istog 24.06.2020-13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se vëllait të tij me të cilin jeton ndaras, viktimës mashkull kosovar ia kishte ndaluar ta sjell në shtëpi bashkëshorten e tij me pretekst se gruaja e viktimës kishte lidhje në martesën e vajzës së të dyshuarit pa dëshirën e tij. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja.