Meholli: Numri i të shëruarve nga COVID-19 ka kaluar rastet aktive në Vushtrri
Në Komunën e Vushtrrisë sontë janë paraqitur gjashtë raste të reja me koronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli thotë se rastet e reja janë testuar direkt në Klinikën Infektive të QKUK-së.
“Nga të dhënat që kemi marrë poashtu kemi edhe një rast të shëruar”, tha ai.
Meholli thotë në Dukagjini se është pozitive pasi në Vushtrri numri i të shëruarve ka kaluar atë të infektuarve me coronavirus.
“Aktualish në Vushtrri kemi 160 persona të shëruar, tre të vdekur dhe 144 raste aktive”, tha ndër të tjera Sylejman Meholli.