Vdesin edhe dy pacientë, njëri me COVID-19, për tjetrin pritet konfirmimi
Klinika e Pulmologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites në këtë klinikë kanë vdekur dy pacientë.
Pacienti i parë, Xh.R. (1946) nga komuna e Gjilanit, përveç sëmundjeve të tjera, ishte i diagnostikuar edhe me Covid-19.
Pacienti i dytë që ka vdekur, I.B.(1949) nga komuna e Prishtinës, në Klinikën e Pulmologjisë është pranuar sot pasdite dhe i është marrë mostra për testim për Covid-19 dhe mbetet të konfirmohet nga laboratori nëse i njëjti kishte edhe Covid-19 apo jo, krahas dy sëmundjeve të tjera shoqëruese.