Politikani serb që njeh Kosovën pëson debakël në zgjedhje
Cedomir Jovanoviq, politikani liberal serb që edhe e njeh shtetin e Kosovës, ka pësuar debakël në zgjedhjet në Serbi.
Sipas rezultateve preliminare, ai numëron vetëm 0,3% të votave, duke mos siguruar ulëse në Parlament.
Në zgjedhjet e fundit të vitit 2017 partia e tij kishte fituar 5,02% të votave.
“E kam ditur se kjo do të ndodhë gjatë zgjedhjeve. Nuk jam i befasuar”, deklaroi Jovanoviqi.
“Vuçiqi i ka fituar këto zgjedhje, por politika është mposhtur. Serbia ka përpara kohë të vështira, të cilat janë vështirësuar edhe më shumë me këto rezultate”, shtoi ai, duke potencuar se ndoshta nuk e ka zgjedhur gjuhën e duhur për të komunikuar me qytetarët.
Partia Liberaldemokrate e Jovanoviqit ishte udhëheqëse e “Koalicionit të Paqes”, koalicion ky që nuk arriti të futet në Parlament.